HOME               AKTIVITETE               PUBLIKIME               INTEGRIMI               PYETJE & PERGJIGJE               BULETINE               RRETH NESH

 Forumi i Politikave tė jashtme dhe tė Sigurisė

Tetor 2009

Fjala e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit tė Punėve tė Jashtme, z. Ilir Meta, nė Forumin e Politikave tė Jashtme dhe tė Sigurisė tė organizuar nga AIIS.

Tė nderuara zonja dhe zotėrinj,

Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr mua sot t’i drejtohem kėtij Forumi tė nderuar dhe tė paraqes pikėpamjet e mia mbi linjat kryesore tė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė, pėrqasjen mbi ngjarjet mė me rėndėsi nė rajon e mė gjerė, si dhe sfidat qė na presin.

Shqipėria ka fituar njė status dhe rol tė ri nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, rrjedhojė llogjike e partneritetit nė rritje me tė gjithė strukturat e sigurisė rajonale dhe globale pas anėtarėsimit nė NATO, nė prill tė kėtij viti. Jemi nė njė proēes tė rėndėsishėm dhe konstruktiv me Bashkimin Evropian pas hyrjes nė fuqi mė 1 Prill tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit dhe aplikimit pėr statusin e vendit kandidat, si dhe nė njė periudhė intensive tė plotėsimit tė kėrkesave pėr liberalizimin e vizave me BE-nė.

Shqipėria ėshtė njė vend strategjik pėr sigurinė, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropės. Politika jonė e jashtme ėshtė e vendosur tė rrisė kėtė rol dhe kontribut, si njė faktor me peshė rajonale pėr rritjen e sigurisė, pėr tė garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal.

Ėshtė fakt i njohur pėr tė gjithė se gjeopolitika e Ballkanit ėshtė pasuruar gjatė dy dekadave tė fundit me realitete tė reja politike dhe shtetformuese. Mė i fundit prej tyre, shteti i ri Kosovės, pavarėsia e tė cilit ishte vendimi mė i drejtė pėr t’i siguruar rajonit paqe dhe stabilitet afatgjatė.

Nė gjykimin tim, Kosova pėrballet sot me njė sfidė tė dyfishtė. E para, konsolidimin e mėtejshėm tė institucioneve tė saj tė reja e tė pavarura. Dhe e dyta, po aq e rėndėsishme, institucionet e shtetit tė ri tė Kosovės duhet tė ngrihen, zhvillohen dhe konsolidohen nė pėrputhje tė plotė me standartet qė kėrkon perspektiva e saj integruese evropiane, e cila nė progres raportin e fundit tė Komisionit Evropian ėshtė mė e qartė dhe konkrete.

Unė besoj se autoritetet e Kosovės kanė dhe do tė kenė vullnetin maksimal pėr tė bashkėpunuar ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe veēanėrisht me Bashkimin Evropian dhe EULEX-in, pėr tė koordinuar ngushtėsisht nė aplikimin e standarteve mė tė larta tė shtetit ligjor dhe respektimin e tė drejtave tė pakicave.

Shqipėria mbėshtet njohjen e mėtejshme tė Rėpublikės sė Kosovės dhe pėrshėndet anėtarėsimin e saj nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore.

Zhvillimi i marrėdhėnieve bilaterale me Serbinė ėshtė njė prioritet shumė i rėndėsishėm i politikės sonė rajonale. Kėto marrėdhėnie duhen parė dhe inkurajuar vetėm nė frymėn e perspektivės pėr tė ardhmen. Ne do tė punojmė nė mėnyrė intensive dhe konstruktive me Qeverinė e Serbisė, pėr tė avancuar dhe thelluar dialogun politik dhe bashkėpunimin pėr ēėshtje me interes reciprok dhe rajonal.

Shqipėria inkurajon dhe mbėshtet integrimin e Serbisė nė tė gjitha nismat dhe iniciativat rajonale, sė fundmi Ministeriali i Mbrojtjes tė Evropės Jug-Lindore, pasi beson se pa njė pjesėmarrje, bashkėpunim dhe integrim tė plotė tė saj nė kėto organizata, vetė kuptimi dhe ekzistėnca e tyre do tė ishtė e paplotė.

Bashkėpunimi konstruktiv mes Shqipėrisė dhe Serbisė, sjell njė impakt pozitiv pėr tė gjithė rajonin.

Nė raportet ndėrshtetėrore me Maqedoninė, Shqipėria do tė vazhdojė tė ndjekė me konsekuencė politikėn e saj tė fqinjėsisė sė mirė, bashkėpunimit tė ndėrsjėlltė, tė mbėshtetjes pėr integrimin e saj tė shpejtė nė NATO, ashtu sikurse mbėshtesim edhe procesin e anėtarėsimit tė kėtij vendi fqinj nė Bashkimin Evropian.

Njėkohėsisht besoj se edhe Maqedonia fqinje do tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm pėr implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, ēka do tė krijojė njė klimė tė re dhe mė tė pėrforcuar tė bashkėjetesės ndėretnike, ndarjen dhe bashkėrendimin e pėrgjegjėsive nė administrimin e punėve tė vendit dhe nė procesin e integrimit.

Tensionet e fundit me karakter tė referencave tė gabuara historike, nuk i shėrbejnė rajonit dhe as vetė Maqedonisė, pasi kjo retorikė mund tė rrezikojė tė akselerohet nė nivele tė padėshiruara, qė do tė na kthente tė gjithėve vite pas. Reagimi i autoriteteve shtetėrore maqedonase pėr tė tėrhequr nga qarkullimi enciklopedinė qė ngjalli aq debate ėshtė pėrshėndetur prej nesh, ashtu sikurse kemi dėnuar edhe deklaratat pėr ekstremizėm. Unė beoj se duhet tė harxhojmė shumė mė pak energji pėr historinė dhe mė shumė energji pėr integrimin e pėrbashkėt evropian.

Duke marrė shkas nga prezenca ime nė kėtė Forum, dėshiroj tė ripėrsėris edhe njė herė vlerėsimin tim maksimal pėr vendimin e rėndėsishėm tė autoriteteve dhe parlamenteve tė Kosovės dhe Maqedonisė pėr Marrėveshjen Kufitare dhe vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, si njė hap nė drejtimin e duhur pėr forcimin e klimės sė fqinjėsisė sė mirė, paqes dhe sigurisė nė rajon, qė ndihmon procesin e integrimit.

Mali i Zi, si njė ndėr elementėt e tjerė shtetformues tė dalė nga ish-Jugosllavia dhe fqinje e Shqipėrisė, pėrbėn njė model tė shkėlqyer tė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė. Vetėm nė njė dekadė kemi kaluar nga marrėdhėnie inekzistente nė marrėdhėnie dinamike shumėplanėshe.

I pėrmenda jo pa shkak qė nė fillim marrėdhėniet e Shqipėrisė me kėto vende, pasi me to ndajmė dhe njė problematikė tė pėrbashkėt: ekzistencėn e shqiptarėve etnikė nė secilin prej tyre, ēka unė besoj se ėshtė njė faktor kyē qė duhet tė na bashkojė nė pėrpjėkjet tona tė pėrbashkėta, pėr tė lėnė pas krahėve tė kaluarėn dhe pėr tė parė drejt sė ardhmes, e cila nuk mund tė jetė ndryshe veēse integrimi evropian i rajonit, ēka do tė thotė bashkėjetesė, tolerancė dhe bashkėpunim.

Politika e jashtme e Shqipėrisė mbėshtet integrimin e Bosnje-Hercegovinės nė NATO dhė BE. Por, unė vlerėsoj se pėr tė arritur njė dinamikė tė re nė proēeset integruese, Bosnje-Hercegovina duhet tė realizojė ato reforma qė e bėjnė njė shtet mė koheziv dhe funksional.

Unė besoj sė bashkėpunimi rajonal do tė jetė mė i plotė, mė konstruktiv, mė i qėndrueshėm dhe mė i dobishėm nė procesin e integrimit, duke mos mbetur vetėm nė rrafshin e dialogut politik dhe nė frazat pėr fqinjėsinė e mirė. Ky bashkėpunim duhet tė jetė konkret dhe i shtrirė nė tė gjitha fushat qė krijojnė njė magnitudė tė re rritjeje dhe fuqizimi ekonomik pėr rajonin.

Duke filluar nga lėvizja e lirė e qytetarėve nė vendet respektive, sepse e konsideroj si anomali dhe jashtė kohe faktin se ndėrsa kėrkojmė qė tė shkojmė pa viza nė Bashkimin Evropian, disa nga vendet tona ende mbajnė nė fuqi regjim vizash ndaj njėri - tjetrit.

Rritja esenciale e shkėmbimeve dhe flukseve qė krijojnė njė njohje mė tė mirė reciproke e qė veēanėrisht vjen nėpėrmjet komunikimit mes elitave akademike, kulturore e sociale duhet nxitur dhe institucionalizuar.

Rritja e shkėmbimeve tregtare nėpėrmjet krijimit tė njė hapėsire ekonomike rajonale qė lehtėson dhe eleminon barrierat pėrmes implementimit real tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė dhe integrimit ekonomik tė rajonit.

Fuqizimin e njė rrjeti infrastrukturor rajonal, me akse qė pėrshkojnė linjat kryesore tė qarkullimit dhe fluksit tė shkėmbimeve, si dhe lidhjen e tyre me rrjetet infrastrukturore evropiane e euro-aziatike, ēka besoj se do t’a shndėrrojė pozitivisht dhe pėrfundimisht rajonin jo vetėm nga pikėpamja gjeostrategjike, por do t’a bėnte atė mė tė sigurtė, duke rritur edhe dimensionin e tij gjeoekonomik, duke zgjeruar nė pėrmasa tė konsiderueshme tregun dhė rritur interesin pėr investime tė huaja.

Njė Ballkan i ndėrvarur dhe i ndėrlidhur ekonomikisht me vende dhe rajone fqinjė dhe me interesa tė pėrbashkėta dhe historike si Italia, Greqia, Turqia, me tė cilat kemi marrėdhėnie tė natyrshme, tradicionale dhė strategjike, fuqitė tradicionale dhe anėtarėt e rinj tė Bashkimit Evropian, por edhe me qendrat aktuale tė zhvillimit ekonomik botėror, do t’i jepnin atij njė dinamikė tė re zhvillimi dhe prosperiteti, e nevojshme pėr integrimin e tij evropian, por edhe pėr garantimin e tregjeve rajonalė dhe ndėr-rajonalė pėr Bashkimin Evropian.

Forcimi i dimensionit tė sigurisė nė konceptin tradicional dhe atė tė ri nė rajon, nėpėrmjet garantimit tė paqes dhe stabilitetit, demokratizimit tė shoqėrive tona, luftės sė pėrbashkėt ndaj krimit tė organizuar dhe trafiqeve, kontrollit tė qarkullimit dhe konfiskimit tė parave qė disponojnė kėto organizata, forcimit deri nė pėrmbushjen e standarteve mė tė larta tė sigurisė dhe menaxhimit tė integruar tė kufijve, mund tė realizohen mė shpejtė nėpėrmjet njė bashkėpunimi mė tė koordinuar rajonal tė agjencive tė zbatimit tė ligjit sė bashku mė asistencėn e vetė Bashkimit Evropian.

Siguria nė sektorin e energjisė pėrmes ndėrtimit dhe modernizimit tė rrjeteve tė interkonjeksionit rajonal, sigurimi i rrjeteve tė naftės dhe gazit nga Lindja nė Perėndim pėrmes Rrugėve Ballkanike do tė rrisė rolin specifik tė rajonit si njė aktor me peshė dhe rėndėsi pėr vetė tė ardhmen e BE-sė dhe garantimin e sigurisė sė saj nga vartėsia ndaj energjisė, por mbi tė gjitha nė aspektin e sigurisė, paqes dhe mirėqėnies sė vetė popujve tė tij.

Pozicioni gjeografik i rajonit, interesat strategjike tė tė cilit si njė rrugė kryesore lidhėse mes Lindjes dhe Pėrėndimit, do tė pėrforcoheshin me njė dinamikė tė re qė do t’a bėnte integrimin e tij tė shpejtė, tė domosdoshėm pėr vetė Evropėn, pasi pozicionimi i tij aktual si njė rajon i rrethuar nga kufij tė BE-sė, por i paintegruar nė kėtė tė fundit do tė ishte i dėmshėm pėr tė gjitha palėt. Ndėrkohė qė perspektiva e Ballkanit si nje vatėr e re zhvillimi ekonomik dhe punėsimi do tė lehtėsonte edhe vetė BE-nė nga njė sfidė qė ėshtė sa politike, po aq edhe ekonomike.

Vokacioni evropian i Shqipėrisė mbetet i pandryshueshėm dhe politika jonė e jashtme ka si prioritet madhor integrimin nė BE. Ne presim qė vendimi pėr fillimin e negociatave pėr statusin e vendit kandidat tė merret sa mė shpejt dhe pa hezitim dhe po punojmė intensivisht nė kėtė drejtim pėr tė pėrmbushur tė gjitha standartet e kėrkuara, duke bashkėpunuar ngushtė me gjeneratorėt kryesorė tė ekonomisė dhe politikės sė saj, si Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja, por edhe vende tė anėtarėsuara rishtaz, pasi dhe eksperienca e tyre ėshtė mė e freskėt dhe mė pranė problematikės me tė cilėn ne ballafaqohemi.

Me kėtė rast, dua tė shpreh njė vlerėsim maksimal pėr punėn dhe entuziazmin e Presidencės Suedeze nė avancimin e axhendės sė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė rajonit, dhe jam i bindur se Presidenca e ardhshme Spanjolle do t’a ēojė kėtė proēes pėrpara. Ne mirėpresim idenė e njė samiti tė ri pėr Ballkanin Perėndimor dhe perspektivėn e tij evropiane.

Gjej gjithashtu mundėsinė pėr tė pėrshėndetur nė kėtė Forum, idenė e Kryeministrit tė ri tė Greqisė, z. Papandreu, pėr zgjerimin e BE-sė me vendet e Ballkanit Perėndimor brenda vitit 2014, nė 100-vjetorin e fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore.

Po kaq i rėndėsishėm ėshtė pėr Shqipėrinė proēesi i Liberalizimit tė Vizave, jo vetėm si njė mundėsi pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve tanė, por edhe si ēlirim psikologjik pėr qytetarėt e tė gjithė rajonit. Unė shpreh bindjen time se brenda vitit tė ardhshėm do tė merret vendimi pozitiv pėr kapėrcimin pėrfundimtar tė kėsaj barriere, ēka do tė ēlironte energji pozitive dhe krijonte njė perspektivė realisht tė prekshme pėr cilindo prej vendeve tona.

E theksoj kėtė fakt sepse 20 vjet pas rėnies sė Murit tė Berlinit qė i hapi rrugė procesit tė krijimit tė njė Evrope unike, muret qė na mbajnė ende tė ndarė nga ky realitet duhet tė shėmben nė tė mirė tė sigurisė, paqes dhe prosperitetit tonė tė pėrbashkėt.

Shqipėria e meriton kėtė bashkim pas anėtarėsimit tė saj nė Aleancėn Veri-Atlantike, nė sfidat e sė cilės ne jemi pėrfshirė dhe kemi kontribuar pa asnjė hezitim. Shqipėria ėshtė njė vlerė e shtuar e NATO-s dhe kontribuese reale me mundėsitė dhe kapacitetet e saj, nė tė gjitha ēėshtjet e nxehta tė politikės rajonale dhe globale, duke u mbėshtetur nė eksperiencėn dhe traditėn pozitive tė krijuar ndėr vite, si njė faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal.

Shqipėria do tė vazhdojė tė jetė njė aleat i besueshėm dhe i rėndėsishėm i SHBA-ve dhe NATO-s nė sfidėn globale kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Kėtij qėllimi i shėrben edhe shtimi i trupave shqiptarė nė Afganistan, kontribut i cili do tė rritet edhe nė tė ardhmen.

Niveli i ri i rolit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė reflektohet nė cilėsinė e marrėdhėnieve dypalėshe me faktorėt tradicionalė dhe ata tė rinj.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do vazhdojnė tė jenė aleati ynė strategjik nė ēėshtjet e politikės dhe sigurisė rajonale dhe globale. Rritja e bashkėpunimit ekonomik dhe e investimeve amerikane nė Shqipėri do tė mbeten njė prioritet kyē.

Marrėdhėniet me Italinė janė nė nivelin e tyre mė tė lartė dhe sė shpejti ky bashkėpunim do tė institucionalizohet me nėnshkrimin e Dokumentit tė Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Marrėdhėniet me Greqinė janė tė shkėlqyera dhe tė njė rėndėsie strategjike. Unė vlerėsoj avancimin pozitiv nė drejtim tė trajtimit tė disa ēėshtjeve tė trashėguara dhe besoj se me vullnet tė mirė dhe nė frymėn e integrimit ato do tė gjejnė zgjidhjen e duhur.

Shqipėria dhė Turqia kanė mes tyre marrėdhėnie tradicionale dhe tė shkėlqyera, tė cilat po konkretizohen me njė dinamikė tė fuqishme nė bashkėpunimin ekonomik e tregtar.

Politika jonė e jashtme ka hyrė e sigurtė nė njė stad tė ri tė dinamikės dhe rolit tė Shqipėrisė nė arenėn rajonale dhe ndėrkombėtare. Pjėsėmarrja dhe kontributi nė rritje nė tė gjitha organizatat ku bėjmė pjesė, nėpėrmjet marrjes sė angazhimeve tė reja nė institucionet dhe nismat e pėrbashkėta rajonale e mė gjerė, janė tregues i fleksibilitetit tonė nė ushtrimin e tė drejtave dhe pėrgjegjėsive, sikurse kėrkesa pėr drejtimin nė njė kohė tė pėrshtatshme tė Kryesisė sė Rradhės sė OSBE-sė, apo vendit tė anėtarit jo tė pėrhershėm nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

Shqipėria beson nė njė OKB tė fortė, dinamike e tė reformuar, e aftė t’i pėrshtatet dhe pėrgjigjet me efikasitet sfidave nė rrafsh global, nė funksion tė paqes, zhvillimit tė integruar, mbrojtjes tė tė drejtave tė njeriut apo ndryshimeve klimaterike. Ne jemi tė angazhuar dhe kemi mbėshtetur nismėn pėr tė shkuar nė Kopenhagen mė njė “sealed deal” pėr ēėshtjet e ngrohjes globale.

Nė epokėn e re tė zhvillimeve globale, qendra tė fuqishme tė politikėbėrjes dhe zhvillimit ekonomik si Japonia, India, Brazili, Afrika e Jugut, Australia, etj, nuk ka sesi tė mbeten jashtė vėmendjes sė rritjes tė nivelit tė komunikimit dhe dialogut politik dhe shkėmbimeve nė tė gjitha fushat me interes reciprok.

Ne do tė rrisim prezencėn tonė diplomatike nė kėto vende, siē ėshtė hapja sė fundmi edhe e ambasadave tona nė Japoni, Brazil, Indi, sepse besojmė qė kjo prezencė do t’i shėrbejė mė mirė rolit tė ri tė vendit nė arenėn ndėrkombėtare dhe interesave tė tij ekonomike.

Ne kemi vullnet tė mirė pėr tė zhvilluar mė tej marrėdhėniet me Rusinė, si njė faktor i rėndėsishėm pėr paqen dhe sigurinė globale.

Kina, si anėtar i pėrhershėm i Kėshillit tė Sigurimit, por edhe si njė fuqi ekonomike e vend mik, pėrfaqėson njė tjetėr prioritet tė rėndėsishėm. Mė kėtė rast, dua tė theksoj si njė kontribut nė forcimin e kėtyre marrėdhėnieve tė hershme, vizitėn qė do tė zhvillojė gjatė kėsaj jave nė Tiranė, me rastin e 60-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike mes dy vendeve, Zv.Kryeministri i Kinės.

Unė besoj se njohja mė e thellė e kulturave tė gjithėsecilit ndihmon nė zbutjen e dallimeve dhe ndryshimeve qė ka qenė pasojė e komunikimit mes palėve. Por zhvillimi teknologjik dhe globalizmi i kanė shkurtuar ndjeshėm distancat dhe diferencat. Prandaj, Shqipėria ėshtė posaēėrisht e angazhuar nė zbatimin e Strategjisė Kombėtare tė Dialogut Ndėrkulturor nė kuadėr tė Aleancės sė Civilizimeve dhe Organizatės Ndėrkombėtare tė Frankofonisė. Por edhe afirmimi i Shqipėrisė si njė vėnd mesdhetar dhe me interesa nė kėtė rajon do tė jetė njė prioritet.

Nuk mund tė lė pa pėrmendur nė kėtė rast, rolin shumė tė rėndėsishėm qė ka pėr Shqipėrinė diaspora e saj e vjetėr dhe ajo e re. Pėrkujdesi ndaj kėtij dimensioni esencial tė shtetit shqiptar, nėpėrmjet informimit aktiv mbi zhvillimet dhe mundėsitė e tregut pėr investime, por edhe ruajtja dhe forcimi i identitetit tė tyre nė vendet ku banojnė pėrmes krijimit tė mundėsisė reale tė njė komunikimi permanent, ushtrimin e tė drejtės sė votės nė vendet ku janė, pajisja me dokumenta identifikimi dhe pasaporta si njė detyrim ligjor i shtetit, si dhe ngritja e qendrave kulturore si vatra tė ruajtjes dhe zhvillimit tė kulturės dhe komunikimit me vendin amė, pėrbėn njė prioritet nė funksion tė sė cilit shteti dhe diplomacia do tė alokojnė fondet, kohėn dhe komunikimin e nevojshėm.

Duke ju falenderuar pėr kėtė mundėsi, dua tė theksoj rolin e jashtėzakonshėm qė mund tė luajnė nė kėtė drejtim edhe organizatat e pavarura jo-fitimprurėse, si njė dimension i rėndėsishėm i shoqėrisė, tė cilat do t’i kenė gjithnjė hapur dyert e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėr tė vendosur dhe institucionalizuar njė komunikim intensiv mes saj dhe “think tank-eve” tė fushės sė politikės sė jashtme, tė tė drejtave tė njeriut, ekonomisė, dhe botės mbarėshqiptare.

Nė pėrfundim dua tė theksoj edhe njė herė se sfida jonė kryesore nė fushėn e politikės sė jashtme mbetet integrimi evropian, i cili duhet tė vijė sė pari nėpėrmjet njė integrimi mė intensiv rajonal nė tė mirė tė paqes, stabilitetit dhe prosperitetit tė popullit shqiptar dhe tė gjithė popujve tė rajonit, Evropės dhe Botės.

Ju faleminderit.